Sporti

Tri ndeshje shumë interesante në ditën e sotme në “Euro 2020”, fillon xhiroja e dytë në grupe

06/16/2021 09:25
nga:Mergim Rreci

Sot zhvillohen tri ndeshjet e para të xhiros së dytë në Kampionatin Evropian.

Kombëtaret e Grupit A dhe ato të Grupi B do të jenë në fushë ditën e sotme, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja kryesore pritet të jetë ajo në mes Italisë dhe Zvicrës që zhvillohet në ora 21:00, por interesante pritet të jenë edhe dy ndeshjet e tjera.

Fillimisht, në ora 15:00, Finlanda dhe Rusia do të përballen në stadiumin “Saint Petersburg”, atje ku të dy kombëtaret synojnë fitoren e madhe.

Finlanda ka tre pikë pas fitores ndaj Danimarkës, kurse Rusia nuk ka ende pikë.

Në ora 18:00, Turqia dhe Uellsi do të ndeshen në stadiumin “Olimpik” në Baku. Turqia nuk ka ende asnjë pikë, kurse Uellsi ka një pas barazimit ndaj Zvicrës.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do të kërkojnë fitoren e parë në këtë Kampionat Evropian ndaj Italisë. Pritet një ndeshje shumë interesante dhe me shumë gola në “Olimpico”.

/GazetaBlic Sport/