Sot fillon xhiroja e 24-të në Superligën e Kosovës.
Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo në stadiumin “Liman Gegaj”, atje ku Malisheva e pret Ballkanin, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra e udhëhehqur nga Ilir Daja është në vendin e parë, me të gjitha ndeshjet e sezonit pranveror të fituara. Në anën tjetër, Malisheva poashtu ka një skuadër stabile dhe në këtë takim vjen pas fitores së thellë ndaj Feronikelit.
Prishtina e zhytyr në krizë ka mundësinë e madhe për fitore. Kryeqytetasit kanë para vetës një tjetër skuadër që po kalon në probleme të mëdha, atë të Feronikelit.
Takim interesant pritet të jetë edhe ai mes Ulpianës dhe Dukagjinit, dy skuadrave që kërkojnë të ruajnë statusin e Superligës.
Të gjitha ndeshjet zhvillohen në ora 13:00.
/GazetaBlic Sport/


