Lajme

Tri kushtet e Kurtit për takim me Vuçiqin/ Humolli: Për fasadë politike, ai e ka humbur busullën

06/27/2024 15:36
nga:G B

Fatmir Humolli, deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës, në një prononcim për Gazeta Blic, ka thënë se qeveria e Kosovës ka problem pasi nuk e ka gjetur rrugën për zgjidhjen e problemit të shtetit me BE-në.

Sipas tij, ky problem nuk zgjidhet duke e lutur bashkësinë ndërkombëtare dhe derisa ende është rezoluta 1244.

“Është problemi më i madh që qeverinë jonë ende nuk e ka gjetur rrugën e duhur për zgjedhjen e problemit të Kosovës në raport me BE-në, duke i ikur këtij problemi, BE po e vendos Kosovën të bisedojë me një shtet kriminel, pjesë e këtij krimi është edhe BE që po e avancon qeverinë e Beogradit në arenën ndërkombëtare dhe qeveria jonë nuk po e kupton që duke e lutur Serbinë, bashkësinë ndërkombëtare sidomos BE-në nuk ka mundësi ta zgjidhë problemin e Kosovës, derisa rezoluta 1244 e konsideron Kosovën pjesë të Serbisë është një rezolutë që shkakton dhe do të shkaktojë vazhdimisht tensione e deri te konfliktet. Edhe qeveria jonë po vazhdon rrugën e njëjtë me partitë tjera politike që mund të kuptohen pasi ka qenë luftë në 99-ën dhe ka mundur të bëjnë dhe veprime emergjente por sot pas 25 vitesh të shkohet dhe të sillen me këtë naivitet politik është e papranueshme”, deklaron deputeti duke folur për takimin e djeshëm në Bruksel.

Sa i përket tri kushteve të kryeministrit Kurti për takim me Vuçiqin, Humolli thotë se ato janë fasadë politike pasi Kurti e ka humbur busullën.

“Krejt këto janë fasadë politike pasi e ka humbur busullën VV-ja, në këtë rast kryeministri që është përfaqësues i VV-së”, thotë deputeti Fatmir Humolli./Gazeta Blic/

 

Bajqinovci: Është ditur që Kurti s’do takohej me Vuçiqin, Serbia po i ikën nënshkrimit të marrëveshjes

Kushtet e Kurtit për takim me Vuçiqin/ Haradinaj: Krejt për fushatë zgjedhore, populizëm për vota – po rrezikon interesat e Kosovës