Ekipi zviceran konfirmoi se tre kompjuterë që i përkisnin anëtarëve të stafit të trajnerëve të tyre ishin vjedhur nga një hotel në Dusseldorf.
Skuadra, e cila është e vendosur në Sttutgart, tha se përgatitjet për ndeshjen e Euro 2024 me Italinë nuk u ndikuan pasi nuk humbën asnjë të dhënë konfidenciale.
Një delegacion i trajnerëve të ekipit kombëtar të të rinjve po qëndronin në hotel si pjesë e detyrës së tyre për të mbikëqyrur ndeshjet e tjera të Euro 2024.
Informacioni në kompjuterë nuk kishte lidhje me përgatitjen e të dhënave dhe inteligjencën taktike të Zvicrës, e cila është përpiluar nga video analistët që janë me ekipin kombëtar në bazën e saj në Sttutgart.