Joao Felix pritet të largohet nga Atletico Madrid.
Felix nuk është i lumtur në kryeqytetin spanjoll, andaj largimi i tij nga ‘rojiblancos’ duket i pashmangshëm.
Kjo ka bërë që disa ekipe të monitorojnë portugezin.
Sipas ‘The Athletic’, klubet e Premier Ligës do të kenë bisedime të reja direkte me agjentin e lojtarit Jorge Mendes.
Chelsea është përqendruar në marrëveshjen e Enzos, Manchester United dhe Arsenal tashmë kanë pasur bisedime me agjentin.
Ekipet londineze janë ata që do të interesohen më shumë për të marrë portugezin në formë huazimi deri në fund të sezonit.


