Sporti

Tri klube ishin në garë, “shpërthen” festa tek Rijeka që shpallet kampion i Kroacisë, Kupa sillet me helikopter

05/25/2025 19:21
nga:Lorik J

Skuadra e Rijekës është shpallur kampion në Superligën e Kroacisë për sezonin 2024/25.

Rijeka fitoi sot ndaj Slaven Belupos me rezultatin 2-0, për të siguruar edhe zyrtarisht titullin e dytë në histori të klubit, shkruan GazetaBlic Sport.

Rijeka, Dinamo Zagreb dhe Hajduk ishin në garë për titull, por në fund Rijeka fitoi titullin, pavarësisht pikëve të njëjta me Dinamon.

Federata e Kroacisë e dërgoi titullin me helikopter në stadium, teksa festa e madhe shpërtheu nga tifozët e Rijekës.

Ja pamjet: