Lajme

Tri kilometra kolonë për të dalur nga pikëkalimi kuftar në Merdare

01/04/2025 23:42
nga:Mergim Rreci

Kolona për të dalur nga pikëkalimi kuftar në Merdare është tri kilometra.

Kështu ka bërë të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në përditësimin e fundit të bërë në ora 23:10.

pritjet në këtë pikë kufitare variojnë nga 4 deri në 5 orë.

Fluks të theksuar ka edhe në Jarinje, aty ku kolona ka arritur në 800 metra.

Nga 150 metra është kolona në dalje të Bërnjakut dhe Dheut të Bardhë, gjithashtu.

Kujtojmë se më herët gjatë ditës u paralajmërua të shfrytëzohen edhe pikat e tjera kufitare, për të evituar pritjet e gjata.

Ndërkohë, pavarësisht reshjeve të djeshme të borës në disa zona malore dhe rrafshore të vendit, të gjitha rrugët që shpien drejt pikave kufitare janë të kalueshme dhe nuk raportohet për ngrica.

Kjo është tabela me të dhënat e fundit nga QKMK-ja.