Për në korrik është paralajmëruar një takim i nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, raporton Gazeta Blic.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuciq, mund të takon në Bruksel, para se të nisin pushimet verore.
Kështu ka paralajmëruara Miroslav Lajçak, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Por, derisa të ndodh një takim i nivelet të lartë Kosovë – Serbi (nëse ndodh gjatë korrikut), Lajçak ka paralajmëruar se kryenegociatorët e dy vende, këtë rast zv/kryeministri Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, mund të nënshkruajnë disa marrëveshje mes dy palëve, e për të cilat ka thënë se janë tashmë gati.
Pa përmendur se cilat mund të jenë, Gazeta Blic merr vesh se në mesin e 3-4 marrëveshjeve është ajo për energjinë (e plotësuar) dhe të pagjeturit.
Se marrëveshjet janë të gatshme dhe vetëm duhet nënshkrimi i tyre Lajcak e kishte paralajmëruar gjatë Forumit të 15-të në Dubrovnik.
Kurti e Lajcak janë takuar dje në margjinat e simpoziumit të 24-të vjetor “Symi Sympozium” në Athinë, e ku sipas zyrtarit të lartë të BE është diskutuar për ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi, por pa dhënë më shumë detaje ose pa përmendur se kur mund të takohen Kurti- Vuçiq.
Pavarësisht se a do të nënshkruhet ndonjë marrëveshje mes palëve, analisti Arben Ahmeti thotë se një takim i mundshëm Bislimi-Petkoviç-Lajçak (ku mund të ketë nënshkrim të marrëveshjeve) nuk ka të bëjë asgjë më shumë e as më pak se të trija palët të “kënaqin” veten.
Sipas Ahmetit, me këto marrëveshje Kosova po kthehet në dialog teknik.
“Takimet e këtij niveli janë kurtuazi që shërbejnë për të humbur kohë në çështje teknike dhe për t`i bërë të trija palët të duken mirë, Kosovën dhe Serbinë si dy pale që po dialogojnë dhe BE-në si palë që po ndërmjetëson“, thotë ai.
Sipas tij, Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshje finale me njohjen reciproke, e jo të që BE të organizojë takime të tilla në nivel kryenogociatorësh.
“Por përtej kësaj, ky lloj dialogu i zhvilluar që më shumë se një dekadë, është vërtetuar skajshmërisht se është humbje kohe dhe nuk e zgjidh problemin e raportit Kosovë – Serbi. Pajtueshmëria më e madhe e opinionistëve dhe shoqërisë civile me Vetëvendosjen sa ishte në opozitë, ka qenë pikërisht në faktin se VV ishte kundërshtare e madhe e këtij lloj dialogu”, vlerëson ai.
Hovenier: Marrëveshja për energjinë Kosovë-Serbi, hap që tregon se mund të arrihet përparim
“Vallaçi është yni” – Kosova dhe Serbia pas Marrëveshjes për Energjinë


