Lajme

Tri gra e raportojnë në polici se i kanosi verbalisht, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje ferizajasi

04/19/2024 08:57
nga:Sh R

Policia e Kosovës ka arrestuar burrin që tri gra në Ferizaj e raportuan se i ka kanosur verbalisht, raporton Express.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

“KANOSJA-DHUNA NË FAMILJE – Ferizaj/16.04.2024-14:30. Më 18.04.2024 tre viktimat ferma kosovare kanë raportuar se janë kanosur verbalisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.