Turizem

Tri gjërat që një femër e mençur nuk i kërkon nga partneri…

01/16/2022 16:08
nga:Donika Fetahu

Shumica e femrave mendojnë se meshkujt i kanë borxh atyre diçka

Është pikërisht ky mendim i cili mund të jetë shkatërrimtar për respektin e ndërsjellë dhe mbajtjen e besimit. Dhe, shumica e femrave këtë e kuptojnë kur është shumë vonë.

Megjithatë, është me rëndësi t’i dini disa gjëra para se të gaboni, e kjo është arsyeja se përse më poshtë ju sjellim disa gjëra të cilat asnjë femër nuk duhet t’i kërkojë nga partneri.

Një femër e mençur nuk varet nga partneri dhe nuk kërkon që tjerët të kujdesen për të

Nuk është këtu fjala për fëmijët – por vetëm për juve. Kur femrat fillojnë të takohen me një mashkull, ato fillojnë të bien pre e sistemit se ai duhet t’i ushqejë ato, t’i blejë rroba dhe ta argëtojë atë.

Por, asnjë mashkull nuk është i obliguar të kujdeset për dikë tjetër pos fëmijës së vet – dhe e njëjta vlen edhe për femrat. Ai mund të zgjedhë të kujdeset për ju, por nuk është i obliguar.

Femrat e mençura nuk i kërkojnë meshkujve të heqin dorë nga pasionet e tyre

Asnjëherë mos kërkoni nga mashkulli juaj të heqë dorë nga puna ose hobi i tij vetëm për të shpenzuar më shumë kohë me ju. Një femër inteligjente e dinë se kjo gjë e bën atë të palumtur dhe vetëm një egoiste do ta bënte këtë.

Femrat e mençura nuk i kërkojnë partnerit të bëhet person tjetër…

Një femër e cila e dinë vlerën e vërtetë të një lidhje, nuk kërkon nga partneri i saj që të ndryshojë. Ajo e dinë se ka rënë në dashuri me një qenie njerëzore, dhe që do të ndryshojë vetëm nëse ai vet dëshiron.