Kupa e Botës 2022

Trezeguet: “Leao mund të jetë një protagonist i Kupës së Botës”

11/20/2022 13:22
nga:Lorik J

David Trezeguet, ish-sulmuesi i Juventusit dhe kampion bote me Francën në vitin 1998, tha se një kampion i Serisë A mund të jetë një nga protagonistët e radhës në Botërorin e Katarit.

“Leao mund të jetë një nga protagonistët e Kupës së Botës. Ai është një lojtar ndryshe. Është e vërtetë për momentin ai është vendimtar në ligë dhe më pak në Ligën e Kampionëve, por ai po rritet me shpejtësi”, tha fillimisht Trezeguet për Sportweek.

“Më duket se bën mirë nëse kënaqet. Dhe nëse ai është duke u argëtuar, është fantastike të shihet, sepse ai nuk ka vështirësi në fushë, ai as nuk djersitet”, përfundoi ai.

Portugalia ndodhet në grup me Uruguajin, Ganën dhe Korenë e Jugut.

/GazetaBlic Sport