Opinion

Treshet e famshme: NVIDIA dhe Gjermania

02/24/2024 14:20
nga:Shenoll Muharremi

NVIDIA dhe Gjermania kanë diçka të përbashkët këto ditë. Mikroçipi i famshëm H100 i NVIDIA po çmend botën pasiqë është verzioni më efiçient i mikroçipeve për AI në botë aktualisht me performanca deri në 7-8 herë më të mira se konkurrentët tjerë.

Saktësisht ky çip dhe kërkesat për të nga gjigantët teknologjik si Google/Alphabet, Microsoft, META/Facebook, Amazon.. i kanë sjellur për vetëm një vit 1 trilion dollarë vlerë më shumë kompanisë tashmë të famshme NVIDIA.

Vlera e NVIDIA sot është rreth 2 trilion dollarë dhe ka kaluar vlerën në treg të Google, Facebook/META, Amazon. Tashmë NVIDIA është kompania e tretë më e vlefshme në SHBA. Vetëm Apple dhe Microsoft kanë më shumë vlerë, rreth 3 trilion dollarë.

A do të vazhdoj të rritet vlera e NVIDIA ende dhe të bëhet kompania më vlefshme në histori? Përndryshe, në botë NVIDIA është kompania e 4-të për shkak se Saudi Aramco është ende në vendin e tretë globalisht.

Mvaret. Ka mundësi.. por mesiguri konkurrentët e saj do të përshpejtojnë investimet që të marrin pjsesë të tregut që NVIDIA po e dominon aq me tirani aktualisht.

Një H100 kushton rreth 30,000 dollarë dhe kompanitë e mëdha kanë bërë porosi më qindra mijëra në garën e tyre për dominancë në trendin e AI. Sa për kuriozitet, SHBA ka ndaluar të eksportohet H100 në Kinë, në një tendencë për të fituar betejën e suprimacisë në botën e AI.

Gjithashtu edhe Germania ka pasur një situatë të ngjashme sikurse NVIDIA. Ajo tashmë ka kaluar Japoninë dhe është bërë ekonomia e tretë më e madhe në botë me një vlerë prej GDP/BPV $4.5 trilion (Japonia $4.2 trilion).

Në fakt, ekonomia e Gjermanisë po flirton me recesionin ekonomik aktualisht, për shkak të politikave anti-inflacion me rritje të normës së intereseve për të kontrolluar inflacionin.

Ky ‘sukses’ apo kalimi në vendin e 3 në botë i ekonomisë së Gjermanisë vjen nga fakti që valuta japoneze yen ka përsuar një rënie krahasim me dollarin amerikan, dhe kjo e ka zhvlerësuar ekonominë atje.

Këto kanë të përbashkët NVIDIA dhe Gjermania këto ditë, vendet e treta më të famshme. NVIDIA si kompania e tretë më e madhe në SHBA me rreth 2 trilion dollarë vlerë e Gjermani si ekonomia e tretë më e madhe në botë (pas SHBA dhe Kinës).