Lajme

“Trepçës do t’i kthehet nami i dikurshëm”, Limaj zotohet për fuqizimin e ndërrmarjeve publike, si shembull e merr Aeroportin

12/26/2024 21:58
nga:G C

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se për sa kohë ka qenë në pushtet, vendit i ka shërbyer me projekte të mëdha.

Limaj në një bashkëbisedim me banorët e kryeqytetit ka thënë se është mësuar të realizoj projekte të mëdha, dhe nëse populli ia beson këto projekte, atëhere ai do t’i realizontë.

Ish-ministri ka thënë se synimi i tij është riorganizimi dhe fuqizimi i ndërrmarjeve publike, duke përmendur Trepçën. Ai është zotuar se Trepçës do t’i kthehej nami i dikurshëm, dhe se model do ta kishte Aeroportin e Prishtinës.

“Unë jam mësuar me projekte të mëdha, ma jepni mundësinë shkojmë ta transformojmë Obiliqin ta rikthejmë Trepcën dhe të gjitha ndërmarrjet publike”, ka thënë ndër të tjera Limaj.