Bashkimi i Prizrenit ka trenin e fundit, vetëm fitorja ia mban gjallë gjasat për titullin e kampionit në basketbollin kosovar.
Në anën tjetër, Trepça është tashmë vetëm një fitore larg titullit të kampionit, atje ku udhëheq 3:0 në seri të fitoreve.
Finalja e katërt luhet nesër në palestrën ‘Sezai Surroi’, atje ku pritet të ketë atmosferë fantastike dhe rivalitet të madh në parket.
Ndeshja luhet në orën 19.30, kurse mbetet të shihet se a do të ketë nevojë për ndeshje të tjera në ‘Minatori’ të Mitrovicës.
/GazetaBlic Sport/


