Lajme

Trepça vazhdon me pezullimin e punëtorëve

10/30/2024 15:06
nga:N K

Pas njoftimit ka pezulluar 12 punëtorë të saj nga puna për shkak se të njëjtëve u është ngritur aktakuzë, Trepça ka larguar përkohësisht edhe personin me iniciale E.M.

Ndërmarrja njoftimin e bëri sërish në Facebook, ku tregon se të njëjtit është ngritur aktakuzë.

“Me vendim me nr.prot:6583 të Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça Sh.A., pasi është ngritur aktakuza, duke u bazuar në nenin 73 par.1, nën paragrafi 1.1 i Ligjit nr. 03/L-212 të Punës si dhe nenit 19 par.1, nën paragrafi 1.1 i Rregullores nr.prot: 2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A”, thuhet në njoftim.