Sporti

Trepça siguron një përforcim tjetër, transferon amerikanin Capers

12/30/2023 12:10
nga:Mergim Rreci

Klubi i Basketbollit Trepça është përforcuar edhe me një lojtar në parket, duke u bërë gati kështu për pjesën e dytë të sezonit.

Ekipi mitrovicas ka bërë të ditur se ka nënshkruar me basketbollistin Kevin Capers.

“Kevin Capers gjelbër zi. Capers, bashkohet me Trepçen nga ekipi i Isrealit Maccabi Urban Ramat Gan. Welcome Kev”, thuhet në njoftim.