Sporti

Trepça – Sigal Prishtina, derbi i javës së dytë në basketboll

09/29/2023 12:21
nga:E K

Këtë fundjavë do të zhvillohet xhiroja e dytë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Dueli kryesor pa dyshim se do të jetë ai mes Trepçës dhe Prishtinës që zhvillohet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Dy ekipet e nisën mirë sezonin me fitore në xhiron e parë.

Bashkimi do të përballet me Vëllaznimin.

Bashkimi pas fitores së madhe në xhiron e parë ndaj Yllit, do të kërkojë të vazhdojë këtë seri edhe ndaj gjakovarëve.

Duelet tjera janë: Proton Cable-Peja dhe Ylli-Istogu.