Sporti

Trepça pëson humbje nga BG Gottingen në kualifikimet e FIBA Europe Cup

09/27/2022 22:22
nga:Mergim Rreci

Trepça ka pësuar humbje nga ekipi gjerman BG Gottingen me rezultat 62:76, në çerekfinalen e kualifikueseve për FIBA Europe Cup.

Ndeshja është zhvilluar në palestrën sportive “Minatori” në Mitrovicë, ndërsa Trepça arriti të ngushtojë epërsinë në shtatë pikë në çerekun e katërt, por kjo ishte e tëra pasi ekipi gjerman ishte superior në gjuajtjet e lira.

Lojtari më i mirë i Trepçës gjatë kësaj ndeshjeje ishte Adam Grant i cili shënoi 18 pikë.