Sporti

Trepça – Peja, spektakël i garantuar në finalen e Superkupës

09/16/2023 09:10
nga:Mergim Rreci

Peja është kualifikuar në finale të Superkupës, pasi në gjysmëfinale mposhti Golden Eagle Yllin.

Më herët, skuadra e Trepçës e kishte mposhtur skuadrën e Sigal Prishtinës, duke siguruar poashtu kalimin e madh në finale, përcjell GazetaBlic Sport.

Finalja do të zhvillohet të dielën, duke filluar nga ora 17:30, atje ku pritet të jetë një spektakël i jashtëzakonshëm.

Të dy skuadrat u përballen në finalen e play off-it të Superligës vitin e kaluar, me Pejën që ia doli të shpallet kampione.

/GazetaBlic Sport/