Pas një sezoni historik dhe triumfit në elitën e basketbollit kosovar, KB Trepça ka nisur menjëherë punën për ndërtimin e skuadrës për edicionin e ardhshëm.
Klubi mitrovicas ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me basketbollistin amerikan Kenny Hasbrouck edhe për një vit tjetër, transmeton GazetaBlic Sport.
Lajmi është pritur me entuziazëm të madh nga tifozët “Torcida”, pasi Hasbrouck ishte një nga lojtarët kyç në rrugëtimin e Trepçës drejt titullit kampion.
Drejtuesit e klubit e konsiderojnë vazhdimin e bashkëpunimit me Hasbrouck si një hap shumë të rëndësishëm për ruajtjen e boshtit të ekipit kampion. Trepça synon që edhe në sezonin e ardhshëm të mbetet pretendente kryesore për trofetë vendorë, por edhe të paraqitet denjësisht në garat ndërkombëtare.
/GazetaBlic Sport/


