Skuadra kosovare, KB Trepça ka pësuar humbje të thellë në ndeshjen e parë të Fiba Europe Cup.
Kampioni i Kosovës u mposht bindshëm nga skuadra franceze, Dijon, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 118-73.
Trepça rezistoi vetëm në çerekun e parë, kurse në tre të tjerët nuk arriti ta përballoi forcën e skuadrës kundërshtare.
/GazetaBlic Sport/