Sporti

Trepça mposhtet nga Nymburku, garën e vazhdon në Fiba Europe Cup

09/20/2024 16:30
nga:E K

Trepça është mposhtur në ndeshjen e dytë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve nga kampioni i Çekisë, Nymburku.

Rezultat përfundimtar i ndeshjesh ishte 84-76.

Mitrovicasit luftuan deri në fund por nuk arritën që të marrin këtë fitore për të vazhduar garën për Ligën e Kampionëve.

Më të dalluarit tek kampioni i Kosovës ishin Sammy Hunter me 28 pikë dhe Malik Johnson me 15 sosh i cili shtoi edhe 11 asistime.

Pas kësaj disfate Trepça do t’i vazhdoj garat në Fiba Europe Cup.