Sporti

Trepça me epërsi komode nga ndeshja e parë çerekfinale

12/05/2024 20:56
nga:Mergim Rreci

Trepça shënoi fitore në Prizren ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 73:91 (19:24, 20:18, 16:27, 18:22), në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Jordan Johnson ishte më i miri te vendasit me 30 pikë, ndërsa te mysafirët Dardan Kapiti shënoi 20 pikë, kurse Mikaile Tmusiq shënoi 16.

Ndeshja e kthimit zhvillohet mesjavën e ardhshme në Mitrovicë, ku ‘Xehetarët’ hyn me epërsi prej 18 pikëve.