Ndërmarrja “Trepça”, ka njoftuar se ka larguar përkohësisht nga puna dy persona.
Sipas njoftimit, të njëjtit, me datë 7 janar 2025, kanë braktisur vendin e punës dhe kanë shfrytëzuar daljet alternative për të ikur nga pozitat e tyre, duke shkelur detyrat e punës, sipas Rregullores për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A, shkruan GazetaBlic.
“Me datën 1️⃣6️⃣.0️⃣1️⃣.2️⃣0️⃣2️⃣5️⃣ ndaj z.B.SH dhe z.E.K. me vendim të u.d. Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça Sh.A., me nr. prot: 402 është shqiptuar masa disiplinore largim i përkohshëm nga Puna.
Të njëjtit me datën 0️⃣7️⃣.0️⃣1️⃣.2️⃣0️⃣2️⃣5️⃣ kanë ikur nga vendi i punës dhe kanë shfrytëzuar daljet alternative për të ikur nga vendi i punës, ashtu që kanë kryer shkelje 🚷 të detyrave të punës sipas Rregullores për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A”, thuhet në njoftimin e tyre.