Sporti

Trepça fiton një tjetër betejë ndaj rivalit të madh, e mposht Prishtinën dhe siguron finalen e madhe

18 ditë më parë
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Trepçës ka siguruar kalimin në finalen e madhe të Kupës së Kosovës.

Mitrovicasit kanë triumfuar në ndeshjen kthyese ndaj Sigal Prishtinës, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 84-66, i mjaftueshëm për përmbysje nga ndeshja e parë e zhvilluar në kryeqytet.

Në finale, Trepça do të përballet me fituesin e ndeshjes Bashkimi – Vëllaznimi.

/GazetaBlic Sport/