Kupa e Botës 2022

Trepça fiton ndaj Rahovecit, siguron kalimin në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës

12/08/2022 18:47
nga:Mergim Rreci

Trepça e ka siguruar kalimin në gjysmëfinalen e Superkupës së Kosovës.

Mitrovicasit triumfuan me rezultat 82-66 ndaj Rahovecit në çerekfinale, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një dominim i plot nga ‘Minatorët’, që kishin avantazhin gjatë gjithë ndeshjes.

Trepça pret fituesin e ndeshjes mes Pejës dhe Bashkimit, atje ku më pas nesër do të përballet me njërën nga këto dy skuadra.

/GazetaBlic Sport/