KB Trepça e fiton trofeun e Kupës së Kosovës në basketboll për të tretin vit me radhë.
Në finalen që u zhvillua në Gjakovë, Trepça ka arritur ta mbrojë trofeun e Kupës së Kosovës duke e mposhtur në finale Sigal Prishtinën, shkruan GazetaBlic Sport.
Epërsia e “Xehetarëve” në fund ishte vetëm dy pikë, kështu duke e mposhtur Prishtinën me shifrat 71:69.
Përballja e sotme ishte e jashtëzakonshme ku të dy klubet treguan basketboll cilësorë, por që në fund triumfi i takoi Trepçës, e cila nuk e lejon trofeun të dal jashtë Mitrovicë.
/GazetaBlic Sport/