Sporti

Trepça dhe Bashkimi përballen përsëri sonte në ‘Minatori’

05/13/2026 08:26
nga:Mergim Rreci

Trepça dhe Bashkimi e vazhdojnë sonte serinë finale të ndeshjeve.

Të dy skuadrat do të përballen përsëri në palestrën ‘Minatori’, e cila na dhuroi spektakël në ndeshjen e parë, shkruan GazetaBlic Sport.

Përballja e dytë finale zhvillohet me fillim nga ora 19:30, me të dy skuadrat që synojnë fitoren e madhe.

Mitrovicasit e fituan takimin e parë final me rezultat 94-79, duke dhënë sinjale të qarta që edhe këtë edicion janë favoritë për trofeun e madh.

/GazetaBlic Sport/