Sporti

Trepça debuton në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, synon vetëm fitoren e madhe ndaj Keravnos

09/18/2024 09:48
nga:Mergim Rreci

Trepça për herë të parë do të luajë sot në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Në garat kualifikuese që do të zhvillohen në Antalia të Turqisë, mitrovicasit shpresojnë të kualifikohen për herë të parë në grupet e kësaj gare.

Në turneun kualifikues do të përballen me skuadrën e Keravnos (Qipro), ndërsa fituesi i këtij takimi luan në gjysmëfinale kundër kampionit të Çekisë, Nymburk.

Nëse arrin në finale, Trepça do të luajë përballë fituesit nga takimet në mes të: Kutaisi (Gjeorgji), Levice (Sllovaki) e Kalev/Cramo (Estoni).

Në kualifikime janë 24 skuadra që do t’i bashkohen 28 skuadrave që tashmë janë përcaktuar për edicionin e ri.

Ndeshja do të zhvillohet e parë do të zhvillohet nga ora 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë.