Sporti

Trepça “bombardon” përsëri, zyrtarizon transferimin e Mikale Tmusic

06/24/2022 19:08
nga:Mergim Rreci

Skaudra e Trepçës në basketboll nuk ka të ndalur.

Pas super transferimit të Erjon Kastratit, tashmë skuadra mitrovicase ka siguruar shërbimet e ‘snajperistit’, Mikale Tmusic, shkruan GazetaBlic Sport.

Klubi e ka zyrtarizuar këtë transferim para pak çastesh, me tifozët që janë tashmë shumë të entuziazmuar pas dy ‘goditjeve’ të mëdha në aspektin e përforcimeve.

Tmusic fitoi titullin kampion me skuadrën e Golden Eagle Yllit.