Sporti

Trepça – Bashkimi, finalja e madhe në Kupën e Kosovës

02/11/2026 22:27
nga:Mergim Rreci

Finalja e Kupës së Kosovës do të sjellë një duel tejet interesant mes Trepçës dhe Bashkimit, dy skuadrave që kanë treguar formë të lartë gjatë gjithë rrugëtimit në këtë kompeticion.

Të dy ekipet siguruan kualifikimin pas paraqitjeve bindëse në gjysmëfinale ndaj Borës, respektivisht Sigal Prishtinës, duke dëshmuar ambiciet e tyre serioze për trofeun, transmeton GazetaBlic Sport.

Pritet që finalja të ofrojë spektakël dhe rivalitet të fortë, me të dy skuadrat që do të luftojnë për trofeun e dytë më të rëndësishëm në basketbollin kosovar.

/GazetaBlic Sport/