Sporti

Trepça – Bashkimi, finale e jashtëzakonshme sonte në Kupën e Kosovës

02/12/2025 16:53
nga:Mergim Rreci

Një natë e jashtëzakonshme basketbollistike pritet të jetë sonte.

Në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Trepça dhe Bashkimi përballen në finalen e madhe të basketbollit kosovar, transmeton GazetaBlic Sport.

Nga pavarësimi i basketbollit kosovar më 1991/92 kjo është vetëm hera e tretë që Trepça dhe Bashkimi ndeshen në finale.

Të dyjat i ka fituar Trepça dhe së fundmi, pas triumfit në vitin 2022, Trepça nisi dominimin trevjeçar në këtë garë dhe më pas fitoi edhe Kupat 2023 dhe 2024 duke e ngritur këtë trofe tre herë.

Ky takim do të fillojë në ora 19:00.

/GazetaBlic Sport/