Futbolli kosovar ka marrë një lajm të dhimbshëm sot.
Lojtari i ri i Trepçës ’89, Erion Kajtazi ka humbur jetën në ndeshjen e sotme ndaj A&N, shkruan GazetaBlic Sport.
Trepça ’89 ka reaguar në Facebook duke shprehur ngushëllimet për familjen dhe ndarjen e papritur të tij nga klubi.
“Nuk gjejmë fjalë për të shkruar për Ty Erion.
U rrite me të gjitha grupmoshat te ne.
Ne planifikuam që në një të ardhme të afërt të realizojmë transferimin tënd në Europ e se vjen kjo ditë të ndahemi nga ti vetëm fizikishtë por jo edhe emocionalishtë e shpirtërishtë.
Eri siq të thrrisëshim të gjithë do të mbetesh gjithmonë në mendjen tonë i Dashur, i Buzëqeshur, i Afërt me të gjithë shokët dhe në përgjithësi klubin tonë”, ka shkruar klubi në Facebook.
Ja postimi:


