Skuadra e Trepçës 89′ ka fituar ndeshjen e parë të sezonit pranveror ndaj Dritës.
Trepça 89′ triumfoi ndaj Dritës në “Riza Lushta” me rezultatin minimal 1-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e vetëm në këtë duel e realizoi Armend Gashi pas 13 minutave lojë.
Kujtojmë se Drita dominoi ndeshjen me raste, por Trepça 89′ u tregua më cinike duke shënuar në goditjen e vetme që kishte në portë.
Trepça 89′ tani ngjitet në vendin e shtatë me 22 pikë, kurse Drita mbeti në vendin e dytë me 38 pikë.
/GazetaBlic Sport


