Sporti

Trepça ’89 dhe Ballkani përballen sot në Superligë

11/30/2022 10:11
nga:Mergim Rreci

Sot me fillim nga ora 13:00 do të zhvillohet një ndeshje e mbetur në Superligën e Kosovës.

Trepça ’89 dhe Ballkani do të përballen në stadiumin ‘Riza Lushta’, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky takim i takonte xhiros së tretë, por ishte shtyrë për shkak të angazhimeve të Ballkanit në Evropë.

Ballkani synon fitoren dhe ngushtimin e diferencës me Dritën e vendit të parë, kurse mitrovicasit synojnë të largohen me aq sa është e mundur nga zona e rrezikshme.

/GazetaBlic Sport/