Sot me fillim nga ora 13:00 do të zhvillohet një ndeshje e mbetur në Superligën e Kosovës.
Trepça ’89 dhe Ballkani do të përballen në stadiumin ‘Riza Lushta’, shkruan GazetaBlic Sport.
Ky takim i takonte xhiros së tretë, por ishte shtyrë për shkak të angazhimeve të Ballkanit në Evropë.
Ballkani synon fitoren dhe ngushtimin e diferencës me Dritën e vendit të parë, kurse mitrovicasit synojnë të largohen me aq sa është e mundur nga zona e rrezikshme.
Ja formacionet zyrtare:
Trepça ’89: Kaqiu, Muja, Ameworlorna, Dushi, Sahiti, Nimai, Sekiraqa, Fatty, Gashi, Mba
Ballkani: Frashëri, Kuc, Thaqi, Jashanica, Bekteshi, Emerllahu, Dellova, Gripshi, Korenica, Krasniqi, Rrahmani.
/GazetaBlic Sport/