Sporti

Trent-Arnold paralajmëron largimin nga Liverpooli: Mund të jetë sezoni i fundit!

09/22/2024 20:25
nga:E K

Mbrojtësi i Kombëtares së Anglisë, Trent Alexander-Arnold ka paralajmëruar largimin e mundshëm nga Liverpooli në fund të sezonit.

25-vjeçari ka kontratë me “The Reds” vetëm deri në vitin 2025 dhe largimi nga klubi duket se është vetëm çështje muajsh.

Edhe gjatë një interviste për “The Athletic”, mbrojtësi anglez tha se ndoshta po e luan sezonin e tij të fundit me fanellën e Liverpoolit.

“Dua të jem lojtar i Liverpoolit minimalisht edhe këtë sezon, kjo është ajo që mund të them tani. Trofetë janë faktor i rëndësishëm në karrierën e një futbollisti”, u shpreh Trent-Arnold

Mbrojtësi anglez ka shumë gjasa të përfundoj në Real Madrid gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme 2025, pasi kjo e fundit ka shprehur interesim për të.