Trent Alexander-Arnold vlerësoi Lionel Messin dhe pranoi se do të jetë e pamundur të mbulohet argjentinasi nëse do të zhvillohet dueli mes Anglisë dhe Argjentinës në Kupën e Botës.
“Messi? Çfarë mund të them për lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave… Është kënaqësi të shikosh ndeshjet e tij. E shoh sa herë që mundem”, tha ai, përcjell GazetaBlic Sport.
Për mundësinë që Anglia të përballet me Argjentinën dhe të duhet të mbulojë Lionel Messin: “Nuk ka asnjë mënyrë për ta ndaluar atë.”
Edhe bashkatdhetari Kyle Walker vlerësoi sulmuesin argjentinas: “Është magjike ta shikosh duke luajtur. Edhe rritja tij në kohët e fundit është e mahnitshme. Besoj se nuk do të shoh më kurrë një lojtar si ai. Për të qenë i sinqertë, ju kënaqeni duke parë çdo minutë që luan”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/