Sporti

Trent Alexander-Arnold merr ofertë nga Real Madrid

03/12/2025 16:55
nga:Mergim Rreci

Real Madrid i ka dërguar një ofertë zyrtare mbrojtësit të djathtë Trent Alexander-Arnold, raporton gazetari Paul Joyce i The Times.

Reprezentuesi anglez ka kontratë me Liverpoolin deri në fund të sezonit aktual dhe në këtë fazë nuk ka të dhëna se do të rinovohet, tranmseton GazetaBlic Sport.

Për momentin Alexander-Arnold nuk ka marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij, por pritshmëritë janë që së shpejti të kalojë te Real Madrid.