Lajme

Treni u godit nga vetura, dalin pamje të reja nga aksidenti i rëndë në Pejë

03/24/2022 22:31
nga:Genita C

Një veturë është goditur nga treni në fshatin Llabjan afër Pejës.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 18:25, Policia është njoftuar për një aksident hekurudhor në fshatin Llabjan të Pejës. Treni i cili qarkullonte nga Prishtina për në Pejë është aksidentuar me një veturë. Një person ka pësuar lëndime. I njëjti është dërguar në emergjencë të spitalit për tretman mjekësor. Ai është jashtë rrezikut për jetë, teksa lëndimet janë jo serioze”, thuhet në njoftimin e policisë,