Lajme

Treni godet veturën, një i vdekur e dy të lënduar në Jagodë të Klinës

10 ditë më parë
nga:G B

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes trenit dhe një veture në Jagodë të Klinës, raporton Gazeta Blic.

Rastin për Gazeta Blic e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:35. Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet emergjente dhe zjarrfikësit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Dy të lënduarit janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”, tha ai për Gazeta Blic.

Ai shtoi se lidhur me rastin po zhvillohen hetimet, dhe detajet e tjera do të bëhen të ditura me kohë./Gazeta Blic/