Një person e ka humbur jetën pasi është goditur nga treni në Açarevë të komunës së Skenderajt.
Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Ilmi Prekazi, nga policia e Mitrovicës.
Prekazo njoftoi se rasti ka ndodhur sot rreth orës 6:43.
“Po, lajmi është i vërtetë. Sot rreth orës 06:43 e kemi pranuar informatën dhe kemi dal në vendin e ngjarjes. Menjëherë në vendngjarje e kemi ftuar edhe një ekip nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare të cilët e kanë konstatuar edhe vdekjen e tij”.
Ai theksoi se policia është duke e hetuar rastin.
Deri më tani sipas tij nuk dihet shkaqet e kësaj ngjarje.
Avokati refuzon të mbrojë të dyshuarin për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj