Lajme

Treni godet një veturë në zonën industriale në Prishtinë

01/05/2024 10:21
nga:Y I

Në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident trafiku në mes një treni dhe një automjeti në zonën industriale në Prishtinë.

Rastin për “Gazeta Blic”e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila theksoi se nuk ka të lënduar.

“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në zonën industriale në Prishtinë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka theksuar Ahmeti.