Lajme

Treni godet këmbësoren në Prishtinë, ajo merr lëndime të rënda trupore

03/26/2024 17:14
nga:G B

Një këmbësore ka marrë lëndime të rënda trupore, pasi është goditur nga treni sot në Prishtinë, raporton Gazeta Blic.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

Ajo ka njoftuar se këmbësorja është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident në lagjen Lakrishtë. Aksidenti ka ndodhë në hekurudhë ku kanë qenë të përfshirë një tren dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut”, deklaron Ahmeti për Gazeta Blic.