Lajme

Trendafilova diskutoi me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për punën e Gjykatës e Speciale

09/22/2022 11:59
nga:Astrit Gashi

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova ndodhet për vizitë në Prishtinë, ndërsa në mëngjes është takuar me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë thuhet se në takim është diskutuar për punën e Dhomave të Specializuara, përgjegjësitë e saj, të drejtat e palëve në procedurë, rolin e Avokatit të Popullit dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.

Postimi i plotë:

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka pritur në vizitë, kryetaren e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova me të cilën diskutuan për punën e Dhomave të Specializuara, përgjegjësitë e saj, të drejtat e palëve në procedurë, roli i Avokatit të Popullit dhe bashkëpunimi ndërinstitucional”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Trendafilova ishte paraparë që të ishte në Gjilan, por që e kishte anuluar vizitën për shkak të protestave të paralajmëruar.