Sporti

Tregon respekt për Chelsean, Karim Benzema kërkoi shkëmbimin e fanellave me këtë lojtar pas ndeshjes

04/13/2022 09:13
nga:L J

Mbrojtësi i djathtë i Chelseat, Reece James shkëmbeu fanellat me yllin e Real Madridit, Karim Benzema pas një ndeshje shumë interesante në ‘Santiago Bernabeu’.

Chelsea fitoi takimin me rezultatin 2-3, megjithatë, madrilenët kaluan tutje pas rezultatit të përgjithshëm 5-4, përcjell GazetaBlic Sport.

Benzema u pa duke i kërkuar mbrojtësit të Anglisë për fanellën e tij pasi Madridi mori kualifikimin në kohën shtesë.

Ky gjest i Benzemas u duartrokit nga fansat e Real Madridit si në stadium, ashtu edhe në rrjetet sociale.

Ja momenti: