Mesa duket kur fillon pranvera dhe hormonet tona fillojnë të shkelmojnë
Kush ka pasur probleme me partnerët muajin e shkuar, tani do të ulen përballë për të gjetur zgjidhje.
Pranvera po afron dhe bashkë me të shfaqen ne horizont edhe mundësi të reja.
Me ngrohjen e motit dhe praninë e rrezeve të diellit më gjatë, pranvera rezulton të jetë koha ku lidhja juaj mund të përfundoj.
Muajt e pranverës mund të jenë fillimi i sezonit të ndarjes, sepse shumica e lidhjeve të formuara gjatë muajve të vetmuar e të ftohtë të dimrit përfundojnë.
Sipas ekspertëve, dimri është periudhë ku shumica e njerëzve futen në lidhje si mënyrë për ta larguar mërzinë dhe depresionin që e sjell ai sezon.
Psikologia Dr. Danielle Forshee tregon se zvogëlimi i pranisë së rrezeve të diellit gjatë muajve të dimrit është shkaktar i formimit të lidhjeve të reja, ndërkaq prania e diellit (rrjedhimisht motit të nxehtë) gjatë pranverës ka të bëjë me ndarjet.
Gjithsesi, mos e merrni me shumë panik. Bashkë me çeljen e luleve do të çelin edhe romanca të reja.