Lajme

“Trego se si jam i korruptuar ose do të përgjigjesh penalisht”, Tahiri paralajmëron padi ndaj Idrizit

11/04/2021 23:05
nga:Q R

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandati i LDK-së, Xhafer Tahiri paralajmëruar padi ndaj kandidatit të PDK-së, Ferit Idrizi për shpifje ndaj tij.

Tahiri është shprehur se akuzat e Idrizit rreth “dosjes korruptive”janë të pavërteta dhe ka treguar që e ka paditur Idrizin për shpifje.

“Ose une do të dënohem për korrupsion, ose ju do të dënoheni për shpifje” i është drejtuar Tahiri, kandidatit të PDK-së, Ferit Idrizi, në Kanal 10.

Po ashtu Tahiri ka shtuar se Idrizi po i terrorizon qytetarët duke thënë se ka dosje korruptive për të.

“Procesi “Open Balkan” po bëhet konkret, rast i humbur për Kosovën”