Lajme

Trefishohet numri i viktimave nga Covid-19 në Greqi

10/27/2021 20:15
nga:Y I

Ministria e Shëndetësisë në Greqi bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 3651 raste të reja.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 728.210

Ndërkohë kemi një përkeqësim të situatës për sa i përket fataliteteve numri i të cilave është trefishuar.

Në 24 orët e fundit 63 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me Covid, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 15770 vdekje.

(BalkanWeb)