Atletico Madrid tashmë e di emrin e arbitrit që do të drejtojë ndeshjen ndaj Portos në ‘Dragao’, në të cilën do të luhet mbijetesa në Champions League.
Francezi Clement Turpin do të udhëheqë përballjen në Portugali, përcjell GazetaBlic Sport.
Turpin ka udhëhequr dy ndeshje këtë sezon në Champions League, Barcelona-Dynamo Kiev (1-0) dhe Milan-Porto (1-1).
Ai do të ndihmohet në krahë nga bashkatdhetarët e tij Nicolas Danos dhe Cyril Gringore në ndeshjen e rëndësishme në të cilën të dyja skuadrat luajnë për vendin e dytë në grup.
Ai është një arbitër që Atlético de Madrid nuk e ka shumë për qejf. Ai ishte në krye të drejtimit të ndeshjes së Europa League në vitin 2018 kundër Arsenalit në Angli.
Në këtë duel ai përjashtoi Vrsaljkon dhe Simeonen…


